Amnistia, Spaho: Emigrant me 2 mln euro? Duhet të marrë 5500 euro në muaj, Rama e bën për krimin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh se ato që thotë Rama për amnistinë fiskale penale, janë pa bazë.

Ai tha se një emigrant në Angli për të bërë 2 milionë euro, duhet të ketë marrë 5500 euro në muaj si roje dhe duke ndenjur pa ngrënë.

Spaho: Ato që thotë Rama për amnistinë fiskale penale, janë pa bazë. Ai thotë pse duhet lënë ai që punon turn të tretë roje në Angli dhe t’i mbajë para the dhe kufiri është 2 milionë euro. Po ta llogarisim një emigrant që ka ikur qysh në vitin ’90 ai ka marrë në muaj 5500 euro në muaj që të bëhen 2 milionë euro pa ngrënë dhe pa pirë.

Nuk bëhet fjalë për emigrantët, se nuk i mbledhin dot 2 milionë euro, por synimi nuk është ky. Paranë informale shikoje tek kullat. Në vitin 2010 nuk ndërtoheshin kaq shumë kulla edhe pse Rama jepte pa fund leje. Sot ka shumë para të pista, sepse furnizojmë Evropën me kanabisin.