Danaj: Qeveria dha vetëm 52 mln euro për krizën, por mori shumëfish, duhet të ndërhyjë në taksa

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj u shpreh se  qeveri dha 52 milionë euro si ndihmë ekonomisë, kur vende më të vogla e tejkalojnë me 2-3 fish këtë shifër.

Ai tha se me rritjen e çmimit qeveria ka mbushur arkat dhe është budallallëk që një qeveri kërkon të mbajë taksa në stratosferë duke ndikuar në uljen e konsumit.

Danaj: Pagat e luftës jo të gjithë i morën. Fondi 3 mijë lekë për pensionistë muajin e parë e morën, muajin e dytë disa dhe muajin e tretë nuk morën fare. 52 milionë euro me flamur i dhamë ndihmë ekonomisë, po çfarë ndihme është kjo kur vende më të vogla se ne e tejkalojnë me 2-3 fish këtë.

Me rritjen e çmimit qeveria ka mbushur arkat dhe është budallallëk që një qeveri kërkon të mbajë taksa në stratosferë duke ndikuar në uljen e konsumit. Kështu që qytetarët nuk kanë mundësi t’i blejmë. Ne kemi vetëm 7 produkte shporte, ndërsa vendet e tjera i kanë mbi 25. Qeveria duhet të ndërhyjë në taksa.