Peka: Policia e mbushur ose me FRESH-istë, ose me të droguar, politika mbulon abuzimet e saj

I ftuar në Ora News, Avenir Peka nga PD u shpreh se ka një vullnet politik për të mbuluar abuzimin me detyrat e policisë së shtetit.

Ai tha se reputacioni i policisë nuk prishet nga opozita apo opinioni publik sepse opozita nuk e ndot një drejtues që është i pastër.

Ai shtoi se lidershipi i policisë është i inkriminuar dhe që është strukturë e PS-së, duke shtuar se janë ose nga strukturat e FRESH, ose të droguar.

Peka: Ka një vullnet politik për të mbuluar abuzimin me detyrat e policisë. Kjo nuk është hera, në këto 9 vite nëse ka një dukuri që ka ecur paralelisht me implikimin e bandave është dhuna e policisë ndaj qytetarëve. E kemi parë me energjinë elektrike dhe me protestat. E gjitha kjo për një kapriço të Edi Ramës. Reputacioni i policisë nuk prishet nga opozita apo opinioni publik. Opozita nuk e ndot një drejtues që është i pastër.

Ka një terren që është krijuar nga strukturat që drejtojnë policinë e shtetit. Lidershipi i saj është i inkriminuar dhe që është strukturë e PS-së. Prurjet e reja në polici janë persona që janë të lidhur me FRESH dhe persona që kanë një historik të gjatë të përdorimit të drogës. Pak muaj më parë policia filloi për të bërë testin e drogës, por elan ë mes, sepse gjysma e policisë ishte përdorues droge.