Pedagogu i përgjigjet Ramës: Kam punuar edhe me të për 3 vite, do që të më intimidojë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, Sandër Kovaçi u shpreh se në protestë janë edhe të majtë dhe të djathtë.

Ai tha se shumë persona që janë të majtë dhe që kanë lidhje me personat në pushtet, nuk shfaqen publikisht, por ama e mbështesin protestën e pedagogëve.

Kovaçi: Aty janë të ftuar të gjithë, edhe të majtë edhe të djathtë. Shumë persona që janë të majtë dhe që kanë lidhje me personat në pushtet, nuk shfaqen publikisht, por ama e mbështesin protestën e pedagogëve.

Ai nuk e ka me mua, sepse unë kam punuar me të për 3 vite, në departamentin e analizës në SHISH. Ky departament është departamenti kryesor në SHISH sot. Unë kam punuar me të dhe kemi pasur marrëdhënie të mira dhe fërkime. E ka për intimidimi që e kaloj shumë, sepse më ka bërë edhe të famshëm. Unë kam punuar në sektorin analitik, jo operacional.