"PL përkrah pedagogët", Meta: "Rilindja" nuk i plotëson kërkesat se ka prioritet krimin, jo arsimin
Kryetari i Partisë së Lirisë, ka deklaruar se teksa qytetarëve u kërkohet të kurejnë, qeveria vazhdon të shtojë pagesat për inceneratorët dhe koncensionet e tjera korruptive.
Ai deklaroi gjithashtu se "Rilindja" e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e pedagogëve dhe studentëve pasi prioritet ka krimin jo arsimin.
"Ndërsa popullit i kërkohet të kursejë dhe shtrëngojë rripin, "Rilindja" e Edvin Ramës vazhdon të shtojë pagesat për vjedhjen e shekullit, atë të inceneratorëve, por edhe koncesionet e tjera korruptive.
Për të plotësuar kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve "Rilindja" e ka të pamundur sepse prioriteti i saj është krimi dhe jo arsimi.
Partia e Lirisë përkrah kërkesat e ligjshme të pedagogëve e studentëve dhe shpreh bindjen në triumfin e kauzës të tyre për një arsim cilësor, që i jep fund largimit të pedagogëve dhe studentëve nga vendi," shkroi Meta.