U gjet nga familjarët i vdekur në kanal, 34 vjeçari i arrestuar për trafikim emigrantësh në 2021
Nga Ora News Përditësimi i fundit 21 Tetor 2022, 09:42
Një 34 vjeçar është gjetur mëngjesin e 21 tetorit 2022 pa shenja jete dhe me një plagë në këmbë, në një kanal në Fushë-Krujë.
Viktima i identifikuar si Indrit Ndoj u gjet nga familjarët e tij ndërsa plaga në këmbë dyshohet se është shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri.
Burime për Ora News bëjnë me dije se Ndoj u arrestua në 19 shtator 2021 duke kaluar 19 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit.