Spaho: Edhe qeveria e pranon se jemi në krizë, ka ndikim lufta, por edhe politikat e gabuara
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh se edhe qeveria e pranon se vendi është në krizë.
Sipas tij, ka disa politika të gabuara që e shtojnë efektin e krizës që po kalojmë për shkak të vendimmarrjes së qeverisë aktuale.
Spaho: Edhe qeveria e pranon se vendi është në krizë. Debati që bëhet është se cilët janë faktorët. Janë ata të luftës në Ukrainës, apo edhe atyre të brendshme. Nuk e mohoj se lufta në Ukrainë ka influencat e veta, sidomos në çmimet e produkteve.
Por nga ana tjetër nuk lë dot jashtë vëmendjes edhe disa politika të gabuara që e shtojnë efektin e krizës që po kalojmë. Në raport me energjinë qeveria thotë se vështirësia dhe rritja e çmimit e parashikuar për energjinë është rrjedhojë e krizës në Evropë, ndërsa mua nuk më duket kështu.
