Danaj: Jemi ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në botë, qeveri nuk e pranon se jemi në krizë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj u shpreh se në krahasim me rajonin Shqipëri është ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në botë.

Ai tha se qeveria nuk ka bërë asnjë, as për mirë dhe as për keq për ekonominë këto 2 vite në raport me ndërhyrjet në paketat fiskale.

Danaj: Në krahasim me rajonet ne jemi ndër vendet me naftën më të shtrenjtë në botë. Rrogat tona nuk i kalojnë 500 euro në mesatare. Emigrimi është një plagë që nuk e ka lëshuar vendin, por këto vite po emigrojnë edhe ata me 1 mln lekë në muaj.

Qeveria nuk e pranon se jemi në krizë, por kur Banka Botërore thonë se 50% e popullsisë është drejt varfërisë. Qeveria nuk ka bërë asnjë, as për mirë dhe as për keq për ekonominë këto 2 vite. Një vend që qëndron në stanjacion.