Aktivisti i Lëvizjes për Universitetin: Mbështesim protestën e pedagogëve, duhen investime në arsimin e lartë
Redi Koçiaj, student dhe aktivist i Lëvizjes për Universitetin i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se duke parë gjendjen ekonomike të Shqipërisë, të gjitha pagat por dhe pensionet duhet të rriten që ti përgjigjen si indeksionit të çmimeve por dhe për të përmirësuar mirëqënien ekonomike të çdo qytetari.
Koçiaj: Duke patur parasysh dhe peticionin dhe pikat që kërkojnë pedagogët besoj se janë të drejtat le të themi në aspektin e tyre personal.Besoj se siç u dëgjua nga pedagogët një ndër problemet kryesore është mungesa e investimit në laboratore në zhvillimin e kërkimit shkencor.Unë si student dhe aktivist i Lëvizjes për Universitetin jam dakord që pagat ti përgjigjen si aftësive profesionale që zotërojnë këta pedagogë por gjithashtu duhet të investohet dhe në arsimin e lartë.

