Çuka: Ne punojmë me pajisjet e viteve '60-të, studentët nuk kanë praktikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 20:36
Shpëtim Çuka, ndihmës akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai denoncoi kushtet me të cilat punon ai dhe kolegët e tij në këtë fakultet.
Çuka: Ne punojmë me pajisjet e viteve '60-të, që nga Pirro Liza atje ku punoj unë sepse jam tek hidrokarburet, kolonat e distilimit, vakum dhe atmosferike të gjithë të tjerat janë pajisjet të viteve '60-të të dala jashtë inventari. Por mua më vjen turp kur i takoj studentët që kanë mbaruar inxhinierinë e naftës dhe ata nuk kanë parë se si është nafta bruto si del kjo naftë sepse nuk kanë praktika. Dhe fatkeqësisht industria jonë e energjitikës ka dalë në ankand dhe është shkatërruar.
