"Mbështes kolegët e Shqipërisë", Statovci: Qeveria të mendojë një plan, gjithçka buron nga profesorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 20:40
Profesori i shkencave akademike Prishtinë, Bedri Statovci, i ftuar në një bisedë në Ora News me gazetaren Sonila Musai përkrahi protestën e kolegëve të tij në Shqipëri.
Statovci u shpreh se: Unë do kisha bërë apel tek studentët ti bashkangjiten problemeve të profesorëve, ti përkrahin profesorët për tu rritur minimumi i standartit të tyre. Politika ka arritur që ti përçajë disa individë të caktuar që vuajnë për poste dhe karrige i kanë lënë universitetet dhe profesorët në këtë situatë. Unë për vete nuk jam me asnjë parti por jam gjithmonë i mendimit se profesorët e mirë e mbrojnë vendin, profesorët e kqinj e shkatërrojnë gjeneratën andaj qeveria duhet të ketë në plan pedagogët sepse çdo gjë buron nga aty.
