Pedagogët bojkot, Susaj: Edhe sikur të kemi rritje me 50% nuk arrijmë dot sa pagat e Kosovës

Prof.Dr.Lush Susaj në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai, u shpreh se ka kërkuar në mbledhjen e sindikatës rritjen me 100% të pagave.

Ai u shpreh se dhe sikur qeveria ti rrisë pagat me  50% nuk i arrijnë dot pagat e Kosovës.

Susaj: Reagimi gjithmonë sjell ndryshim pozitiv. Ne duke mos pas reagimin, reagim të vonuar edhe kur reagojmë reagojmë në mënyrë të coptuar të fragmentuar. Edhe kur reagojnë universitetet edhe studentët hyjnorë të Shqipërisë se nuk kam qejf kurrë me thënë student, duhet me thënë studentët hyjnorë. Shqipëria ka një thyrje të jashtëzakonshme për keq sepse pati komunizmin dhe kush ka lind në komunizëm ka qenë një film që thoshte kush ka hëngër një lugë çorbë të prishur e vjell gjithë jetën. Unë them që edhe sikur nesër të na rrisë pagën kryeministri 30% aq sa kemi kërkuar dhe me keqardhje them që nuk reagon unë nuk jam kryeministër por e kam kërkuar në mbledhjen e sindikatës 100% rritjen e pagave por dhe sikur ti rrisë 50% nuk i arrijmë dot pagat e Kosovës.