Apeli i ashpër i Ambasadores Kim: Koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin mbaroi

Për të tretën herë brenda pak ditësh ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka vijuar të japë mesazhe për drejtësinë.

Duke mos përmendur emra konkrete, por duke iu drejtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, diplomatja amerikane ka drejtuar gishtin si ndaj politikaneve, por edhe ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, te cileve u beri thirrje qe te ndalojne nderhyrjet dhe korrupsionin.

“Koha kur gjyqtarët bliheshin e kërcënoheshin mbaroi! Keni mbushur xhepat tuaj dhe të fëmijëve, tani ndaloni”

Duke folur në 30 vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe një herë diplomatja amerikane solli në vëmendje, kërcënimet apo tentativat për të blerë gjyqtarë e prokurorë.

Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar. Kjo kohë ka përfunduar. Keni mbushur xhepat, tuaj dhe të të fëmijëve tuaj. Ndaloni! Qytetarët shqiptarë duhet të besojnë se ekziston drejtësia në Shqipëri, se ka një të ardhme më të ndritur"

Ajo iu është drejtuar edhe prokurorëve dhe gjykatësve, duke thënë se ata tani më duhet të mos kenë frikë por thjesht të bëjnë punën e tyre me qëllimin që t’u japin qytetarëve një drejtësi të barabartë për të gjithë.

"Ndaloni që të keni frikë nga këto kërcënime. Bëni punën tuaj. Lejoni që qytetarët shqiptarë të besojnë”

Në mbyllje të fjalës së saj, ambasadorja ka vlerësuar punën e bërë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se SHBA është krenare që ka qenë krah Shqipërisë në këtë proces të vështirë, por të domosdoshëm.