Vdekja e 32 vjeçarit "përplas" AMP dhe Traumën, spitali: Erdhi i pajetë, nuk e prekëm trupin

Vdekja e të riut mbrëmjen e 19 tetorit 2022, pasi u ndalua nga një patrullë policie po "përplas" Autoritetin e Mbikëqyrjes Policore dhe Spitalin e Traumës.

Teksa në deklaratën e saj sot, AMP deklaroi se 32 vjeçari Lear Kurti ishte dërguar në spital pas shqetësimeve në gjendjen shëndetësore dhe ka humbur jetën aty, burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i riu ka mbërritur pa shenja jete.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në bazë të procedurave në raste të tilla, kur një person mbërrin pa shenja jete dhe konstatohet që ka humbur jetën, mjekët e kanë të ndaluar ta prekin apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tij.

Gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi raporton se edhe në këtë rast ka ndodhur e njëjta gjë, dhe mjekët nuk e kanë prekur trupin e pajetë. Ata e kanë dërguar trupin në morgun e spitalit "Nënë Tereza".

"Duke iu referuar edhe të dhënave të policisë, nga spitali i Traumës na raportohet dhe na thuhet se 32 vjeçari ka mbërritur në ambjentet e spitalit pa shenja jete.

Ndërkohë që sipas porcedurave, është lajmëruar menjëherë morgu, për të bërë tërhqjen e trupit dhe më pas ekzaminimin.

Njoftohemi gjithashtu nga spitali i Traumës se në momentin që një person mbërrin i pajetë në spital, atëherë stafi mjekësor e ka të ndaluar të prekë apo të bëjë ndërhyrje në trupin e pajetë të personit.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe në rastin e djeshëm. Pikërisht në momentin që ata kanë përcaktuar se 32 vjeçari ishte i pajetë e kanë dërguar menjëherë në ambjentet e morgut të spitalit "Nënë Tereza", duke bërë kështu të gjitha procedurat sa i përket ekspertizës mjekoligjore.

Sa i përket ekspertizës, ajo pritet të shkojë maksimumi deri në një ditë, por ende nuk është e qartë nëse është në ambjentet e morgut trupi i 32 vjeçarit, apo e kanë tërhequr familjarët. Ne kemi prej mëngjesit përpara mjekësisë mjekoligjore, tek QSUT, por uk kemi parë familjarë që të jenë afruar.

Dyshimet janë se trupi i të riut të jetë tërhequr nga familjarët. Gjithsesi mbetetn ende e pakonfirmuar," raportoi gazetarja.