"Kemi 10 vjet që hamë përshesh", Dash Sula: Boll vodhët! Uleni dozën se është gjynah
Depueti i PD, Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra ndaj qeverisë senacën e sotme të parlamentit.
Ai i akuzoi se kanë vjedhur për 10 vjet në qeveri, duke thënë se plot 3.3 milion euro që duhet të investoheshin në lumin Shkumbin.
"Mos gënjeni se është turp. Ka vetëm një rrugë: Mjaft! Mjaft! Mjaft keni vjedhur! Mos vidhni, mos vidhni, mos vidhni që të dalin lekët për popullin… Mjaft, nuk u ngopët?! Të punonit këto 4 vjet të paktën se 8 vjet punuat për shtëpinë tuaj, u pastruat për vete. Këto 4 vjet punoni për ne fukarenjtë, për popullin e thjeshtë.
Ku janë 3.3 mln euro që janë investuar në lumin Shkumbin, ju kam thënë në Vilë Bashtollë? A vlen kjo 1.2 mln euro o vëllezërit e mi, o qeveritarë, o qeveri! A vlen kjo 1.2 mln euro? A vlen kjo godinë, një palë shkallë 1.2 mln euro?
A vlejnë ato ngodullë që nuk ekzistojnë, janë 3.3 milion euro që kanë avulluar. Po hë pra, ku janë paratë? Dhe ju na thoni ne fukarenjve këtej, po ça do bëjmë ne. Përshesh do të hamë, 10 vjet. Më vjen keq që këto katër vjet do hanë dhe këto këtu poshtë, kolegët tonë dhe këto këtu mbrapa," tha Sula.