Berisha kërkon Ramën në Kuvend, mos u fsheh pas Ballukut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 13:39
Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi Edi Ramën të përballet me të në parlament lidhur me situatën energjetike dhe atë që e quan vjedhje.
"Të vijë këtu të japë llogari për vjedhjet mostruoze. Të ballafaqohet me faktet dhe të mos fshihet pas Ballukut” tha Berisha nga foltorja e Kuvendit
Në Kuvend po mbahet debat publik lidhur me situatën energjetike në vend me kërkesë të 15 deputetëve.