Rezarta Hoxhaj: Rekordi im, kam kënduar 16 orë live në dasma

Të ftuar në emisionin e mëngjesit "Ditë e Re", RTV Ora ishin kantautori Alban Hoxhaj dhe këngëtarja Rezarta Hoxhaj.

Ata diskutuan për këngët polifonike dhe si ka ndryshuar cilësia ndër vite.

E pyetur nga moderatorja e emisionit Arjola Shehu sesi kanë qenë fillesat e saj dhe kush e ka përkrahur, Rezarta Hoxhaj tha se kishte kaluar shumë vështirësi.

Rezarta Hoxhaj:"Ka qenë gjyshi im që e ka dalluar talentin tim dhe i ka thënë të tjerëve që unë të merresha me muzikë, por nuk e dëgjonte njeri. Familjarët e mi ishin kundër. Kjo luftë ka zgjatur deri në gjimnaz. Pra,nuk kisha askënd që më mbështeste, por kisha pasionin. Fitova luftën per tu futur ne lice. Prindërit thonin ishalla nuk ecën mirë që t'a heqim. Sot më duartrokasin për zgjedhjen time. "

Këngëtarja është shprehur edhe për rekordin e saj në këngë.

Rezarta Hoxhaj: "Kam kënduar për gjashtëmbëdhjetë orë rresht, me gjysme ore pushim. Sapo mbaroja së kënduari në dasmën e drekës, filloja dasmën e darkës. Jam mësuar me sakrifica pasi ky profesion kështu është. E rëndësishme është mos ta bastardojmë folkun."