Vdekja e 32 vjeçarit pasi u ndalua nga policia, PL kërkon protesta e dorëheqjen e Çuçit

Partia e Lirisë kërkon zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes së 32 vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit të tij nga policia në komisariatin nr 3.

“Bëjmë thirrje për zbardhjen sa më parë të rrethanave të vdekjes tragjike të të riut Lear Kurti dhe vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve për këtë tragjedi të pajustifikueshme!

Kjo ngjarje kaq tragjike, që ka tronditur sërish opinionin publik nuk do të jetë e fundit sa kohë në pushtet të jetë Edi Rama, Bledi Çuçi dhe falangat e tyre të inkriminuara në Policinë e Shtetit, që udhëhiqen me parimin: “Pa krim nuk ka zhvillim” tha sekretari I përgjithshëm i kësaj partie Tedi Blushi sot në një prononcim për median.

Edhe PL si Berisha u bën thirrje të gjithë të rinjve në mbarë vendin të shprehin revoltën e tyre të fuqishme “ndaj kësaj vrasje mizore që rëndon në ndërgjegjen e Edi Ramës dhe Bledi Çuçit. Ministri i Brendshëm duhet të japë menjëherë dorëheqjen! tha Blushi.