Mesazhi i fortë i Yuri Kim drejtuar prokurorëve e gjyqtarëve: Ndaloni së pranuari dhurata e të jeni të frikësuar, bëni punën tuaj

Në konferencën ndërkombëtare “Roli i Gjykatave Kushtetuese në Demokracitë e Reja” ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim përcolli mesazh të qartë si atyre që përpiqen të kundërshtojnë reformën në drejtësi dhe prokurorëve që kanë frikë nga kërcënimet apo dhe pranojnë dhurata nga ata që duan të jenë "të pandëshkuar" 

"Stop! Koha huaj mbaroi" tha ambasadorja në konferencë ku ishte i pranishëm dhe presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama. 

Mesazhe i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë e shpejtë apo e përsosur por po jep rezultate reale. Po ecën përpara. Ata që e kundërshtojnë këtë përparim dhe do të donin që të mos kishin rezultate të vërteta janë gjithashtu duke dyfishuar përpjekjet e tyre.

Do të donin që ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën në një kohë kur gjyqtarët e prokurorët mund të bliheshin e kërcënoheshin.

Për të gjithë ata që duan të tërheqin Shqipërinë drejt të shkuarës, koha juaj ka mbaruar. 

Ju shijuat privilegjet, imunitetit. Mbushët xhepat tuaj, të fëmijëve tuaj dhe të  miqve tuaj. Tani stop. Koha juaj mbaroi. 
Stop. Eshtë koha që të lini shqiptarët të besojnë se ka drejtësi në Shqipëri dhe ia vlen për ta dhe fëmijët e saj të qëndrojnë. Se ka të ardhme më të ndritur.

“Ka dënim për ata që kryejnë krime, Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Këtë duhet të bëjë çdo gjykatë, çdo prokuror duhet ta bëjë. Ndaloni së marruri thirrjet telefonike, së pranuari dhurata. Ndaloni së qeni të frikësuar nga ato kërcënime. Bëni punën tuaj. Lëreni popullin shqiptar të marrë frymë, lëreni të jenë të lirë. Lëreni Shqipërinë të jetë e shkëlqyer.

Mesazhi i fortë i Yuri Kim drejtuar prokurorëve e gjyqtarëve: