Shembet ura në Rragam të Shkodrës, bllokohen turistët, qindra banorë të izoluar

Një urë në fshatin Rragam në Shkodër është shembur prej mbrëmjes së kaluar.

Shembja e të vetmes urë lidhëse mes fshatit dhe zonës tjetër, ka krijuar vështirësi për qindra banorë atje, ndërsa mes banorëve të bllokuar kanë mbetur edhe një grup turistësh, të cilët apelojnë për zgjidhje të kësaj situate.

Prej dy ditësh, ura që lidh fshatin Rragam me rrugën kryesore të njësisë administrative Gur i Zi në Shkodër është shëmbur duke bllokuar kalimin e automjeteve dhe krijuar vështirësi në lëvizjen e banorëve.

"Gjithë këta banorë këtu që nuk kemi asnëj mjet për të dalë nga këtu. Unë kam një autobus që dërgoj fëmijët e mësuesit," tha Frederik Haxhari.

Të bllokuar kanë mbetur jo vetëm banorët por edhe turistët e huaj që kanë vizituar ishullin e Sardës. Këto 4 gjerman kanë njoftuar ambasadën e tyre në Shqipëri duke i kërkuar zgjidhje.

 “Jemi udhëtarë. Jemi këtu që të martën. Kur erdhëm kaluam mbi ndërsa tani ura është shembur. Duam të flemë dhe sonte dhe më pas të largohemi por jemi të bllokuar. Morëm ambasadën gjermane dhe ata na premtuan që do bëjmë diçka por akoma se dimë sepse pas dy ditësh kemi një fluturim shumë të rëndësishëm nga Tirana për tu kthyer, “ tha një turist.

"Jemi nga Gjermania, jemi bllokuar pasi ura është shembur . Është një situata jo shumë e mirë dhe jo normale. Po e shijoj shumë Shqipërinë se është shumë e mirë dhe e bukur, pamja dhe gjithçka tjetër, njerëzit shumë të mirë . Është hera e parë në Shqpiëri dhe nuk me ka rastisur ndonjëherë tjetër një situatë e tillë," tha një turiste gjermane.

 “Kemi mbetur të bllokuar për 2 ditë, erdhëm për 3 ditë dhe pastaj pronarët e restorantit erdhën dhe na thanë që  ura është shembur dhe kemi mbetur. Njerëzit janë shumë miqësor dhe na ndihmuan ama ne duhet të largohemi . Shqipëria është shumë e bukur, njerëzit janë shumë miqësor por jemi vetmë për 5 ditë, është hera parë. Shpresoj të zgjidhet," tha një turist tjetër.

Rreth 400 banorë të kësaj zone janë në pritje të një zgjidhjeje pasi kjo është e vetmja urë që i lidh me rrugën kryesore për të jetuar.

Ndërkohë njësia Administrativ Gur i zi e kontaktuar nga Ora News shprehet se:

Kemi përcjellë shqetësimin në Bashkinë Shkodër. Kemi ngritur një komision që ka bërë vlerësimin e dëmit të urës. Sot në bashkëpunim me kontributin e banorëve të zonës po nisim punën për hapjen e një rruge alternative pasi ura kërkon më shumë kohë për riparimin e saj.