Elbasan: Mina, kallashnikovë, C4, blindshpues gati për veprim, arrestohen dy bashkëpuntorët (Emrat)
Kallashnikovë e pistoleta të modifikuara dhe të pajisura me silenciatorë, municionë luftarak blindshpues dhe ekspoziv C 4 gati për shpërthim që dyshohet se do të përdoreshin për atentate u sekuestruan në Elbasan.
Për disa persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye sigurie ishte bërë porosia të vriten për llogari të grupeve kriminale që veprojnë në vend.
Drejtuesit e policisë dhe Prokurorisë së Elbasanit dolën sot (20 tetor 2022) në një konferencë të posaçme për të lajmëruar se kishin arritur të parandalojnë një valë krimesh.
"Mbështetur dhe me inteligjencë informative të siguruar në kohë reale nga ana e strukturave të Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, duke koordinuar veprimet dhe hetimet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me qëllim parandalimin e një ngjarjeve të mundshme kriminale me pasoja të rënda për jetën, më datë 20.10.2022 është finalizuar operacioni policor i koduar “Prevention”. Për arsye të dobisë së mbarëvajtjes së hetimeve dhe dokumentimit të plotë të veprimtarisë kriminale, na lejoni të jemi të rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme" tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan Drejtues i Parë Ardian Çipa.
Kallashnikovë e pistoleta të modifikuara dhe të pajisura me silenciator, municione luftarak blindshpues dhe ekspoziv C 4 gati për shpërthim që dyshohet se do të përdoreshin për atentatet
Arsenali i armëvë u sekuestrua në banesën e 37 vjeçarit Luis Gaxhi, në lagjen “Gurabardhi”, të qytetit të Elbasanit, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë. Në pranga përfundoi dhe Rigers Spahiu, 37 vje që dyshohet si bashkëpunëtor.
Ardian Çipa: "Referuar hetimeve proaktive te kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë
Vec personave të planifikuar, ky plan për vrasje ka rrezikuar edhe jetën e qytetarëve të pafajshëm.
"Në momentin e gjetjes dhe sekuestrimit të provave materiale dhe veprimeve të tjera hetimore e proceduriale, skuadrat xheniere të Njësisë Antieksploziv të Repartit Special RENEA, kanë bërë të mundur çaktivizimin e minave të telekomanduara, të cilat paraqisnin rrezikshmëri për jetën e banorëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit"
Një javë më parë, policia dhe Prokuroria e Elbasanit zbuluan në një banesë në Belsh një tjetër arsenal armësh zjarri që dyshohet se përdorej nga grupet kriminale.
Në pranga u vu një 60 vjecar që dyshohej se në pronat e tij strehonte të shumëkërkuarin Talo Çela.
Operacioni u kodua "Prevention" , më 20 tetor 2022.
Në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën:
• 4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
• 3 pistoleta me silenciatorë;
• 2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
• Kapsolla detonatore;
• Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”;
• 4 aparate celulare;
• Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.
Arrestimi dhe akuza
Luis Gaxhi, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, në Belgjikë;
Ky shtetas u arrestua për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Rigers Spahiu, 37 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për veprat “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Ky shtetas dyshohet si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të shtetasit Luis Gaxhi.

