Arrestohet 29 vjeçari në Durrës, tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ai akuzohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23 vjeccare.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kanë ndaluar shtetasin S. C., 29 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi një shtetase 23 vjeçe, nga Durrësi, ka bërë kallëzim se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të," njofoti policia.

Shërbimet e Policisë referuan materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme në lidhje me këtë rast.