Fier/ 27 vjeçarit i kapin drogë në makinë, në shtëpi i gjejnë pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2022, 09:18
Një 27 vjeçar është arrestuar pasi është kapur në makinë teksa lëvizte me lëndë narkotike gati për shitje. Ndërkohë në banesë iu gjetën dhe pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave.
Të arrestuarit, të identifikuar si Herald Myftari, banues në Fier iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave. Informoi sot policia e Fierit.
Operacioni u kodua “Rrjeti”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.



