Detaji/ Humbi jetën pasi e ndaloi policia, 32 vjeçari mbërriti i vdekur në spitalin e Traumës

Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e mistershme e 32 vjeçarit që u ndalua nga një patrullë policie për kontroll, në Tiranë, mbrëmjen e 19 tetorit 2022

Mësohet se i riu i identifikuar si Lear Kurti ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin e Traumës, informon gazetari i Ora News Edison Vatnikaj

"Burime nga spitali bëjnë me dije se 32 vjeçari ka ardhur pa shenja jete në ambjentet e Traumës. Pra ka ndërruar jetë më herët dhe është paraqitur pa shenja jete në spital.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

32 vjeçari ka ndërruar jetë përpara se të mbërrinte në spital, pasi edhe në raportin e spitalit të Traumës, është bërë me dije se shtetasi L.K. ka ardhur pa shenja jete në spital. Kjo është për tu theksuar pasi në raportin e AMP-së thuhet se është dërguar në spital me mjetet e policisë në ambjentet e spitalit, ku dhe ka ndërruar jetë.

Do të jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të zbulojë shkaqet e vdekjes prandaj trupi i pajetë i 32 vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Traumës.

Dyshimet janë se i riu mund të ketë kaluar një arrest kardiak, por do të jenë mjekët që do të përcaktojnë saktësisht shkaqet e vdekjes së tij.

Detaji/ Humbi jetën pasi e ndaloi policia, 32 vjeçari mbërriti