Protesta pedagogëve, nuk është masive por e pakicës, thotë Rama dhe këmbëngul: S'ka rritje page
Kur Sindikata e Punonjësve të Arsimit të Lartë ka thirrur sot pedagogët dhe të gjithë punonjësit e Arsimit të lartë në një protestë masive paraditen e sotme para Universitetit Politeknik, Rama përpiqet ta minimizojë atë, duke deklaruar se ata që protestojnë nuk janë shumica por pakica.
Jo vetëm kaq përmes një reagimi në facebook sulmon mediat.
Edi Rama: Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!
Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar!
— Edi Rama (@ediramaal) October 20, 2022
Pas 3 ditësh bojkot, pedagogët kanë thirrur protestë kombëtare sot. Organizatorët kanë kërkuar mbështetje edhe nga studentët dhe opozita për realizimin e kërkesave të tyre. Ndërkohë studentët në disa fakultete deklarojnë se kanë zhvilluar mësim dje.

