Tjetërsimi i pronave në bregdet/ 8 urdhër arreste në Vlorë, arrestohet dhe ish-kreu i qarkut Anesti Dhimojani

Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet.

Hetime që nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Aktualisht konfirmohet arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani dhe Arqile Veizi.

Arrestimi i tyre vjen mbas arrestimit të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës së Vlorës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut të Vlorës dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës.

Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh dhe 6 AMTP.