Lefter Koka s'ka fatin e Alqi Bllakos, Gjykata e Lartë nuk pranon t'i heqë "arrestin me burg" ish ministrit të Mjedisit
Ish Ministri i Mjedisit Lefter Koka do të mbahet në burg deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit ndaj tij për çështjen e incineratorëve. Gjykata e Lartë refuzoi të shqyrtojë kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë duke mos pranuar rekursin. Ndërkohë ish-deputeti i PS, Alqi Bllako, rifitoi lirinë më 6 tetor 2022, pasi gjyqtarja Irena Gjoka i ndryshoi masën nga arrest me burg në arrest shtëpie
Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk pati fatin e ish deputetit socialist Alqi Bllako.
Gjykata e Lartë lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos i pranuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është marrë më 6 tetor 2022, në të njëjtën ditë me vendimin e Gjykatës së Posaçme e cila pranoi kërkesën e ish-deputetit Alqi Bllako për masë më të lehtë, duke e çuar në arrest shtëpie.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2022 me urdhër të SPAK ndërsa u shpallën në kërkim Klodian Zoton dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Elbasanit.
Ndërkohë ish deputeti i PS, Alqi Bllako rifitoi dje lirinë vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte dhënë më parë edhe vendimin e arrestit për ish-funsionarin socialist.
Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në "arrest shtëpie" me argumentin se i pandehuri ka fëmijët sëmurë. SPAK reagoi kundër vendimit duke deklaruar se do ta apelojë atë.
Nga ana tjetër prokuroria është duke përfunduar hetimin për inceneratori e Elbasanit dhe brenda muajit nëntor dosja do të shkoje per gjykim. Në të njëjtë fazë është edhe inceneratori i Fierit ndërsa vijojnë hetimet për inceneratorin e Tiranës

