“Nga viti 2014 rritje e kostove të jetesës”, eksperti Gjokutaj: Pabarazi në të ardhura, bie konsumi

Eksperti i ekonomisë Eduard Gjokutaj në një kohë ku konsumi nuk duhej të ishte në rënie për shkak të migrimit në vend po ndodh e kundërta, rezulton se të ardhurat për frymë kanë rënë.

Ai thotë se dhe Tirana nuk është e njëtrajtshme sa i përket të ardhurave.

Eksperti i ekonomisë thotë se nga viti 2014 ka pasur një trend rritës të kostos së jetesës. Ndërkoë rritjen e kostove të jetesës së fundmi e konsideron si galoponte.

Eduard Gjokutaj: Konsumi nuk duhej të ishte në rënie për shkak të migrimit të popullsisë. Nga studimi që kemi bërë rezulton se të ardhurat për frymë kanë rënë. Nëpërmjet rënies së të ardhurave për frymë kuptohet që bie dhe konsumi. Bie në sy, për arsye të asaj se çfarë mund të ketë ngërç ekonomia. Arsyeja se pse njerëzit largohen është ekonomia dhe mosndjekja të përmbushur me atë çfarë ju ofron ajo pjesë e zonës së tyre. Dhe Tirana nuk është e njëtrajtshme sa i përket të ardhurave. Kemi të bëjmë me një shpërndarje të pabarabartë të ardhurash e cila ndikon më pas dhe në rënien e konsumit dhe me rritjen e kostove të jetesës që ka pasur trend rritës nga viti 2014. Janë rritur taksat vendore, kostot e jetesës, jo vetëm rritja e kohëve të fundit që është galoponte.