"Fillimisht debatuan, Arapi shkoi në shtëpi e mori thikën", Si ndodhi plagosja në berberhanen në Vlorë

3 persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së enjtes në një berberhane në Vlorë. Ka qenë një peson i jashtëm që është përplasur me berberët, fllimisht fizikisht e më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

3 persona mbetën të plagosur brenda një berberhaneje në Vlorë, mbrëmjen e së enjtes.

Mexhit Arapi 40 vjeç, pronari i biznesit Ervis Sejko 35 vjeç, dhe berberi Kevin Nuredini 23 vjeç mbetën të plagosur.

Ka qenë Mexhit Arapi i cili ka patur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e berberhanes ndërsa në sherr është përfshirë edhe punëtori.

Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar e Arapi është larguar dhe dyshohet se ka shkuar në banesë ku ka marr thikën dhe është rikthyer në berberhane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas një sherri fizik, ai ka plagosur fillimisht me thikë Ervis Sejkon.

Pasi ka kryer plagosjen e parë, është përleshur fizikisht edhe me Kevin Nuredinin dhe e ka plagosur edhe këtë të fundit.

Mexhit Arapi më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por nga dëmtimet e marra nuk ka mundur që të ikë.

Policia e ka arrestuar pas disa minutash në flagrancë teksa është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Mendohet se kamerat e sigurisë së biznesit të cilat janë sekustruar nga policia e kanë filmuar të gjithë ngjajen, dhe do të hedhin dritë mbi konfliktin.

Burimet nga spitali i Vlorës thanë se të tre të plagosurit ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

"Fillimisht debatuan, Arapi shkoi në shtëpi e mori