Plagoset aksidentalisht gjatë gjuetisë me mikun e tij në Dukagjin, familjarët tentojnë të fshehin ngjarjen

Një person është proceduar penalisht, pasi plagosi aksidentalisht shokun e tij gjatë gjuetisë në Kodrat e Liqenit të Fierzës në Dukagjin të Kukësit.

I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa familjarët e tij deklaruan në polici se ai ishte vetëplagosur.

"Në spitalin e Kukësit, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi D. T., 58 vjeç, banues në Kukës, i plagosur me armë gjahu, për të cilin fillimisht familjarët deklaruan se ishte vetëplagosur aksidentalisht.

Nga veprimet hetimore rezultoi se në vendin e quajtur “Kodrat e liqenit të Fierzës”, në fshatin Dukagjin, shtetasi J. E., 62 vjeç, banues në Kukës, gjatë gjuestisë së bashku me shtetasin D. T.,  aksidentalisht e ka plagosur shtetasin D. T., me armën e gjahut, me të cilën kishte dalë për gjueti," njoftoi policia.

I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është proceduar penalenalisht për "Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër".

Për veprat penale "Plagosja e rëndë nga pakujdesia" dhe "Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër" u procedua penalisht shtetasi J. E., banues në Kukës

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan të dyja armë gjahu, të cilat shtetasit J. E. dhe D. T. i kishin me leje.