Automjeti del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën ish-portieri i Teutës në minifutboll

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në autostradën Tiranë-Durrës.

Një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i tij.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Viktima është identifikuar si Hektor Psatha, ish-portieri i Teutës në minifutboll.

"Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjeti me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit," njoftoi policia.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.