Korçë/ 3 vjeçarja rrëzohet në kopësht, dërgohet në spital
Nga Ora News Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 09:38
Një 3 vjeçare është rrëzuar në një kopësht fëmijësh në Korçë.
E vogla u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.
"Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës," njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.