Alimehmeti: Shumicën e herëve kandidati është imponuar, na duhen primare të hapura me të gjithë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se shumicën dërrmuese të herëve u është imponuar kandidati.

Ai tha se primaret janë një shembull se si njerëz edhe nga shoqëria civile dhe persona të tjerë jashtë partive mund të vetëofrohen për të kandidatura në zgjedhje.

Alimehmeti: Shumicën dërrmuese të herëve u është imponuar kandidati. Janë gjithmonë të njëjtën dhe të njëjtat ide. Ndërkohë primaret e hapur ai sheshojnë këto gjëra, dhe kanë mundësi edhe për vetëkandidim edhe nga shoqëria civile. Ndryshimi i madh është që të hapesh të marrësh edhe vetë kandidime.

Janë po këta njerëz ë do t shprehin vullnetin e lirë në fund dhe nuk duhet të kemi komplekse. Nëse një komunitet i caktuar një preferencë të caktuar për dikë që mund t’i përfaqësojë, me të duhet të shkojnë. Kjo i vendos në mënyrë të menjëhershme simpatizantë në kushtet e marrjes së mendimit. Kjo është një pikë kyçe për të qenë përballë asaj ushtrisë së patronazhistëve duke i kërkuar mendimin popullit, njerëzve të thjeshtë.