44 vjeçari lëvizte me pistoletë në Durrës, u fut në lokalin e tij për të fshehur armën sapo pa policinë

Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u kap me armë zjarri pistoletë pa leje me vete.

Sapo ka parë policinë, me qëllim për të fshehur armën ka hyrë në lokalin e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të kontrolleve “blic” u arrestua në flagrancë shtetasi B. R., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Ky shtetas sapo ka evidentuar shërbimet e Policisë, është futur në lokalin e tij dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete. Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur që arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municioni luftarak, t’i gjenden dhe t’i sekuestrohen menjëherë 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij," njoftoi policia.

Gjatë kontrollit fizik të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.