Gazetari kap “mat” Nokën: Pse PD nuk përmend emra oligarkësh që punojnë me Edi Ramën?
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se tashmë PD-ja nuk vë më gjoba ashtu sikurse Basha.
Ndërkohë, që ai ka debatuar me gazetarin Poli Hoxha i cili i ka kërkuar që të përmendin emra oligarkët konkretë.
Noka: Kemi një PD që nuk sulmon për të vënë gjoba, sepse Basha e kisha për standard.
Hoxha: Ju nuk përmendi emra fare.
Noka: Më thuaj kush nuk përmend emra?
Hoxha: Më thuaj tre emra oligarkësh që punon Edi Rama. Nuk bëhet me dy standarde.
Noka: Qysh kur është ulur në atë karrige të gjithë aferat janë denoncuar. Më thoni që aferë që nuk është denoncuar! Ky do që të merrmi me biznesi dhe të biem në lojën e Ramës.
Hoxha: Ju thoni oligarkët nga mëngjesi deri në darkë, a kanë emra ata?
Noka: Kush që ndan para publike me afera me qeverinë dhe Ramën, do të jetë objekt i opozitës dhe denoncimeve të saj.
Hoxha: E kemi dëgjuar këtë film me duart të pastra.

