E kapën kamerat/ I akuzuar për tre vjedhje, arrestohet 37 vjeçari kosovar në Sarandë

Një 37 vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet për tre vjedhje të ndpdhura në lagjen nr. 1.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Same", u arrestua Ardian Gashi., 37 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë, për të cilin Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi, për veprën penale "Vjedhja". 

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Shtetasi A. G. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në lagjen nr. 1 të qytetit të Sarandës, konkretisht:

- Më datë 26.04.2022, dyshohet se ka vjedhur motorin e një mjeti lundrues të ankoruar, në pronësi të shtetasit T. M.; 

- Më datë 19.09.2022, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektronike, në një subjekt tregtar;

- Më datë 04.10.2022, dyshohet se ka vjedhur disa produkte, në një subjekt tregtar," njoftoi policia.

Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte në momentin e ndalimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 armë të ftohta (thika). 

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

E kapën kamerat/ I akuzuar për tre vjedhje, arrestohet 37