Kasapi: Hakerat pas 14 muajsh kanë lëshuar edhe një virus një sistemet tona
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Julian Kasapi u shpreh se sistemet kibernetike në vendin tonë janë lënë në neglizhencë.
Ai tha se ai tha se pasi kanë qëndruar për 14 muaj në sistemet shqiptare, hakerat kanë lëshuar edhe një virus në sistem.
Kasapi: Ajo që ka ndodhur me sistemet tona është një neglizhencë me strukturat që duhet t’i mbronin ato. Një dobësi e Windows në vitin 2019, kur duhej një update dhe hakerat e kanë shfrytëzuar këtë dobësi dhe kanë arritur të futen.
Ata kanë qenë për 14 muaj aty dhe për gjatë këtij qëndrimi kanë hapur dyer të ndryshme dhe kanë shkuar deri në nivelin më të lartë. Nga aty ne nuk e dimë se çfarë kanë prekur dhe çfarë kanë marrë, por një gjë është e sigurt; pas 14 muajsh ata kanë lëshuar një virus dhe kur ka hyrë në sistemet shqiptare ka reaguar mbrojtja e Windows.

