Hoxha: Ku janë 189 milionë euro për sigurinë kibernetike? Gjithë investimet e AKSH-it janë sekrete
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Poli Hoxha u shpreh se qeveria bën tendera sekretë edhe për AKSHI-n ku nuk dihet se ku kanë shkuar 189 milionë euro.
Ai tha se ndodh e njëjta gjë si në ndërtim ku kompaninë e oligarkëve nuk lëvizin, por vetëm marrin tendera dhe punën e bëjnë të tjerë.
Hoxha: Këta kanë bërë tendera sekretë, edhe për gjera që s’ka pse të jenë sekret. Gjithë investimi për AKSHI-in ka qenë sekret. Me këto 189 milionë euro çfarë ndodh? Por mua më rezulton se janë mbi 300 milionë për sistemin kibernetik. Ndodh që e fiton klienti i qeverisë që është sekret. Ndodh sikurse më ndërtimet në Tiranë.
Klienti i madh i qeverisë nuk lëviz asgjë, këta oligarkët. Marrin të tjerët që punojnë për ta. Marrin 50 leje ndërtimi dhe marrin përqindje. Edhe në këto para, 50 milionë hapet ankand. Marrin atë që bëjnë ofertën më të ulët.

