Noka: SPAK-u po na kthehet në KAPS për çështjet e rëndësishme, vetëm mbyll dosjet e qeveritare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Tetor 2022, 22:32
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh se SPAK-u po na kthehet në KAPS për çështjet e rëndësishme.
Ai tha se SPAK është duke mbyllur çdo çështje të rëndësishme ndaj qeveritarëve dhe në vend askush nuk jep llogari për gjërat.
Noka: SPAK-u po na kthehet në KAPS për çështjet e rëndësishme. Çdo qeveritari po i mbyllet varri nga ana e SPAK-ut. Po i mbyll çështjet e incineratorëve. A kemi ndonjërin që po jep llogari për gjërat që ndodhi. Këto thonë ndodh këdo dhe bëhen filma.
Ky është zhargoni që përdorin për të justifikuar çdo gjë që po bëjnë këta. Këta po bëjnë çdo gjë këto vite që t’i mësojnë njerëzit me të keqen.

