Durrës/ 50 vjeçari goditet me thikë në lagjen nr 13
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 09:49
Një 50 vjeçar është goditur me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr 13 të Durrësit.
Shtetasi B. F., 50 vjeç, ndodhet nën kujdesin e mjekëve informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.