Beqja: PD asgjë në 8 vite për bujqësinë

Ekonomia do të jetë kryefjala dhe kali i trojës përmes të cilit dy partitë kryesore do synojnë të tërheqin elektoratin shqiptar drejt kutive të votimit, për ti dhëne fitoren njërës nga të dyja palët ne zgjedhjet e 2013. Dhe nëse natyrshëm lindin dyshimet rreth vlerësimit të ofertës më të mirë, Sekretari i programit ne PS, Ilir Beqja, thotë për RTV Ora News se shqiptarët lehtësisht do jenë të qartë se ku do të pozicionohen, pasi sipas tij PS vjen me një program të mirëdetajuar, me në fokus rritjen e punësimit.“Në këtë periudhë krize, për këdo janë çështje të ndjeshme. Një vend thelbësor ka nevoja për rimëkëmbje të ekonomisë, do kemi një ofertë të plotë në të cilën ka propozime konkrete për shtresat e ndryshme të shoqërisë sonë, ashtu edhe për investitorët e huaj që janë të mirëpritur, oferta jonë është e dallueshme nga ajo e PD. E atyre bazohet në atë cfarë kanë bërë , më saktë në atë që nuk kanë arritur të bëjnë. Do ta kenë të lehtë votuesit që të bëjnë ndryshimin. Kryesisht duhet të kenë punësim, kjo qeveri ka realizuar një rritje ekonomike që është injektuar vetëm nga marrja e borxheve, një rritje që mbi të gjitha i ka rënë në qafë shumë edhe mjedisit, një ekonomi që është bazuar në oborrin familjar të Kryeministrit. Në Shqipëri është bërë dominant konçensioni i pa kërkuar”tha ai.Duke mbetur tek ajo që kjo qeveri e ka konsideruar një histori suksei të qeverisjes së saj dhe rritjes së ekonomisë, koncesionimi i HEC-eve, Beqja përsëriti dhe një herë qëndrimin e komunikuar edhe nga kreu i PS, Edi Rama për anullim të të gjitha kontratave që janë ndërtuar mbi bazën e një konflikti interesi si dhe ato që bien në kundërshtim me interesat kombëtarë të vendit, në rast të ardhjes së kësaj partie në pushtet.“ Privatizimi s`ka rimëkëmbur ekonominë, vitet e fundit ka rritje ekonomike shumë të vogël, BB thotë që do jetë tek zero apo 1, ne vazhdojmë të operojmë në një terr të plotë statistikor. Të gjitha këto koncensione që janë dhënë janë tejet afateve të planifikuara, do ti rishikojmë të gjitha ato që janë lidhur dhe të gjitha ato që janë realizuar në konflikt interesi dhe në dëm të interesave kombëtare do anullohen. Mund të largohet një sekser që ka ardhur vetëm për këtë qëllim, por problemet që kanë investitorët vendas dhe të huaj i kemi shqyrtuar dhe diskutuar me ta. Problem është siguria në vend, janë shtuar rastet e kanosjes, problem ka dhe me kualifikimin e fuqisë punëtore. Jemi në një situatë shumë kritike ekonomike që sështë kuptuar ende sic duhet nga ne shqiptarët” theksoi ai.Nisur nga parashikimet e errëta ekonomike për vitin që vjen, Beqja sërisht shprehu sigurinë se gjithcka cfarë është hedhur në letër nga PS është e realizueshme edhe në praktikë. Në këtë kontekst një vëmendje të vecantë në këtë drejtim ka edhe zhvillimi i buqësisë dhe blektorisë, si dhe zhvillimi rural i fshatit në terësi, për një rilindje të tij, sic vlerëson Sekretari i programit ne PS.“Qeveria nuk raporton, INSTAT është kthyer në instrument të shpërlarjes së trurit që Berisha u bën shqiptarëve. Kemi përcaktuar prioritetet për ndërhyrje , zhvillim të bujqësisë dhe jetës në fshat. Ata dalin se nuk kanë bërë asgjë. Nga buxheti i shtetit vetëm 40 dollarë në vit shkon për bujqit. Bujqësia Ka kosto shumëtë lartë të merresh me bujqësinë, premtoi 400 lekë në 2005 litrin e naftës, por realisht ajo u rrit shumë më shumë, ska kuptim që fshatari të paguajë taksë qarkullimi për hapjen e një pusi. Për të nxjerrë bujqësinë nga kjo situatë Partia Socialiste ka hartuar programin për zhvillim, ku synohet rritje me 5 herë e fondeve për zonat rurale, ndihmë për mekanikën bujqësore, heqjen e akizës për karburantin si dhe legjislacion më të thellë në mbështetje të bujqësisë me subvencione. Vaditja dhe kullimi mbeten problem, vetëm 30 % e tokave ujiten dhe pse kemi burime me shumicë. Ne kemi një inventar të plotë të gjendej faktike, në katër vjet do ta cojmë ujin në parcela, do krijojmë një rrjet të kanaleve të larta që do ta pajisim me mjetet e nevojshme për këtë gjë. Do hartojmë një gjeografi të tokave bujqësore, do mbështesim grumbullimin e një rrjeti të tregtimit dhe blerjes me shumicë, në mënyrë që balanca e ushqimeve tona import-eksport të jetë i barabartë” tha ai.Por pavarësisht se gjithcka e programuar duket shumë tunduese, a besojnë realisht fermerët shqiptarë në ofertën e PS për ta?“Programi është hartuar në bashkëpunim me ta, pas konsultave me ta. Edhe për blegtorinë, jemi një vend blektor. Në fshat përvec bujqësisë duhet të kemi dhe një zhvillim rural, me kullotat pyjet e me radhë”deklaroi Beqja.I pyetur se cfarë ka bërë mirë PD në zhvillimin e bujqësisë, zoti. Beqja u përgjigj:“Në bujqësi nuk ka bërë asgjë, edhe nga premtimet që ka dhënë nuk u është përmbajtur. Për fat të keq ska asgjë të mirë, një sistem fiskal që rëndon mbi fermerët, ndryshim të sistemit tatimor. Dhe cështë më e rëndësishmja që në 8 vjet nuk i dhanë vendit një plan të përgjithshëm kombëtar të zhvillimit”.