Festivali i 13-të i Filmit, mbyll konkurimin dokumentari "Besa"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2012, 22:31
Dokumentari "Besa" është shfaqur në Festivalin e 13-të Filmit në kinema “Millennium” ku të pranishëm kanë qenë, kryeministri Sali Berisha, si dhe politikanë dhe njerëz të artit."Besa", një film jashtë konkurimit, mbyll edhe projeksionin e filmave të gjatë e të shkurtër të këtij edicioni të 13-të dhe në natën gala ku do të ndahen cmimet do të jetë edhe aktori i njohur Italian, Remio Xhirone.100-vjetori shërbeu si nismë që Festivali i Filmit të rikthehej pas një mungese gjashtë vjeçare për publikun, duke shfaqur në ekranin e kinema "Millennium" 15 filma artistikë, 18 dokumentarë dhe 14 të animuar, ndërkohë që 19 filma të shkurtër u shfaqën në Teatrin Kombëtar të Komedisë.