Sportingu bllokohet nga trafiku dhe nga Marseja, portugezët humbasin në “Velodrome” (VIDEO)

Në grupin D të Champions League, Marseille theu 4-1 Sportingun e Lisbonës që kaloi fillimisht në avantazh dhe krijoi iluzionin se mund të vazhdonte serinë e fitoreve. Sanchez, Harit, Mbemba dhe Belerdi zhvlerësuan rrjetën e Trincao.

Ndeshja filloi me 20 minuta vonesë për një shkak të padëgjuar më parë. Trafiku që hasi skuadra e Sportingut nga rruga e hotelit drejt stadiumit “Velodrome” bëri që portugezët të zbarkonin me vonesë në stadiumin gjigand të Marsejës.

UEFA vlerësoi situatën duke marrë vendimin për shtyrjen e ndeshjes me rreth 20 minuta. Një sfidë anormale e luajtur në një stadium të boshatisur për shkak të masave disiplinore të marra ndaj klubit të Marseille sezonin e kaluar për shkak të sjelljes së dhunshme të tifozëve francezë.