Maratona e Londrës, garuesi 36-vjeçar ndërron jetë 4 km larg finishit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2022, 08:37
Mund të jesh një njeri i shëndetshëm në pamje të parë por problemet e fshehura të trupit dalin në pah kur ai sforcohet në sporte ekstreme për një njeri normal. Një lajm tronditës zbehu jo pak jehonën e maratonës së Londrës, një nga më madheshtoret në kalendarin e maratonave botërore pasi një garues 36-vjeçar ndërroi jetë midis kilometrit 37 dhe 38.
Menjëherë sapo u rrëzua në tokë, ambulanca e transportoi në spital por ishte shumë vonë pasi garuesi kishte pësuar një atak kardiak edhe pse zyrtarisht nuk ka një shkak vdekjeje.
Në maratonën e Londrës, këtë vit morën pjesë rreth 40 mijë garues të cilët përshkuan distancën nga “Greenwich Park” e gjatë 42.1 km. e fituar nga Amos Kipruto me kohën 2:4:39.
