Orët e vjedhura, Ilary Blasi thumbon keq ish-bashkëshortin Francesco Totti
Ilary Blasi e çon përplasjen mes saj dhe ish-bashkëshortit Francesco Totti në një nivel tjetër. Pas rrëfimit të ish kapitenit të Romës, i cili e akuzoi për marrjen e koleksionit të orëve “Rolex”, ish drejtuesja e emisionit “Le Iene” publikon një video në internet që me siguri do të bëjë zhurmë edhe për shumë kohë.
Fotot e para në publik mes Tottit dhe të fejuarës, Noemi Bocchi sigurisht që nuk janë pritur mirë nga Blasy që replikon me këtë video.
Reagim që vjen në momentin më delikat të mundshëm pasi divorci është zhvendosur në gjykatë pasi Totti dhe Blasi nuk kanë rënë dakort për ndarjen e pasurisë, gjë të cilën do ta bëjë gjyqtari.
Ndërkohë, kjo është fotoja e parë e Tottit me Bocchin që qarkullon në media gjatë orëve të fundit. Është shkrepur gjatë festës së ditëlindjes së 46-të të kampionit të botës.

