Cristiano Ronaldo e “ha turpin me...bukë”

Cristiano Ronaldo e “ha turpin me...bukë”
E kalon turpërimin e skuadrës së tij në derbi me një darkë familjare. Cristiano Ronaldo që nuk u aktivizua asnjë minutë në “Etihad Stadium” beson se familja është ilaçi për të kuruar plagët që po i shkakton ky sezon që e ka detyruar madje të kërkojë edhe ndihmën e një psikologu të famshëm kanadez.

Cristiano Ronaldo e “ha turpin me...bukë”
Pak orë pas disfatës turpëruese 6-3 në derbin e Manchesterit, CR7 ka postuar një foto në darkën familjare me të fejuarën Georgina dhe të gjithë fëmijët. 

Cristiano Ronaldo e “ha turpin me...bukë”

37-vjeçari që do të largohet në muajin janar pasi edhe trajneri Ten Haag e ka lënë të lirë, duket në gjendje të mirë shpirtërore teksa mban në duar Mateon 5-vjeçar.

Klubet që mund të përfitojnë nga kriza e Ronaldos me Manchester United janë; Napoli, Wolves, Sporting Lisbona, Celtic dhe Bayern Munchen.