Humbi gjyshen përpara derbit por kapiteni i Tiranës kërkoi të zbriste në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2022, 21:42

Lojtarët e Tiranës Redon Xhixha dhe Marsel Ismailgeci
Vetëm pak përpara ndeshjes, kapiteni i Tiranës, Marsel Ismajlgeci mori një lajm të hidhur.
Mbrojtësi i krahut humbi gjyshen e tij që ndërroi jetë por ky fakt nuk e pengoi për t’u treguar i disponueshëm për trajnerin Orges Shehi, duke endosur të zbriste në fushën e “Air Albania” ku dhuroi një paraqitje shumë pozitive në një sfidë të luftuar dhe të fituar nga Tirana e tij.
Në fund të ndeshjes, Redon Xhixha ia dedikoi këtë fitore lojtarit 22-vjeçar të rritur në akademinë e Futboll Klub Tiranës.
