A ke frikë se të shkarkon Gjici? Dobi: Të jesh guximtar nuk do të thotë të mos kesh frikë
Enkeleid Dobi ka marrë fitoren e parë nën drejtimin e Kukësit. Vetë trajneri e quan një sfidë pranimin e rolit të trajnerit të verilindorëve, prandaj synon të marrë më të mirën në këtë eksperiencë të re. Në një lidhje paralele me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“, Dobi është shprehur se presioni rritet pas fitores së parë, pasi nevojitet vazhdimësia.
Ai u pyt nëse kishte frikë për një largim të tij nga presidenti.
Altin Sulqe: A nuk ke frikë nga një president që i largon trajnerët nëse nuk kanë rezultate, shumë shpejt?
Dobi u shpreh se se të jesh guximtar nuk do të thotë të mos kesh frikë.
Enkeleid Dobi: Dua t’ju them se të jesh guximtar nuk do të thotë të mos kesh frikë. Por të kontrollosh frikën. Ky është ndryshimi. Gjëja tjetër është që koha dhe vendi do ta tregojë për sjelljen ose jo të duhur unë ose Kukësi. Tani jemi shumë herët të flasim për këtë.
