Ishte kismet të shkonte ashtu, presidenti i Tiranës, Halili: Rezultat i kënaqshëm, na bën të shikojmë përpara
Tirana fitoi derbin e parë të sezonit në “Air Albania”. Me 10 lojtarë në fushën e lojës për më shumë se 50 minuta, bardheblutë nuk u trembën. Shënuan nga një gol në çdo pjesë dhe për t’u ngjitur në kuotën e 11 pikëve, 1 më pak se skuadra e Colella-s ende në krye të klasifikimit.
Në një intervistë për “Ora Sport” në RTV ORA presidenti i Tiranës Refik Halili dha përshtypjet e tij për ndeshjen.
Gazetari: Ishte i kënaqur me ndeshjen duke marrë parasysh se në një pjesë të madhe të ndeshjes luajti me një lojtar më pak?
Refik Halili: Do të kisha dëshirë që ndeshja të ishte e barabartë përsa u përket futbollistëve, pra të mos kishim futbollist të dalë me karton të kuq. Fati e solli që kështu ndodhi, ndoshta ishte kismet edhe për ne që gjëja të shkonte ashtu siç shkoi ndeshja që dhe fituam me rezultatin 2 me 0. Është rezultat shumë i kënaqshëm. Na bën të shikojmë përpara.
Gazetari: Si e shikon ekipin në vazhdimësinë e garës?
Refik Halili: Nuk dua të bëj teknikun ose specialistin por kuptohet që futbollistët që kemi marrë janë goxha futbollist që kemi sjellë. Ata duan kohën e vetë. Ka dhe futbollist që kemi marrë që kanë qenë në fazë jo të mirë përgaditore se kanë ardhur nga ekipe të tjera. Nag dita në dit do të bëjnë më mir ëse në ndeshjet e kaluara.
Redon Xhixha i dha fitoren në derbi Tiranës, duke shënuar dy herë ndaj Partizanit dhe duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin Partizani-Tirana 0-2.

