Vllaznia në grup me Chelsea, Real Madrid dhe PSG

Nëse do të bëhej fjalë për futbollin e meshkujve, emrat në lojë janë ndër më prestigjozët dhe do të ishte një sezon i paharrueshëm por sërish është një moment i rëndësishëm.

Chelsea, Real Madrid dhe PSG do të vizitojnë Shkodrën për ndeshjet e grupit A të Champions League.

Në shortin e hedhur në Nyon, skuadra shkodrane e femrave ka peshkuar emrat më prestigjozë të kontinentit. Ky konsiderohet edhe si grupi i "Ferrit". Ndeshjet e para do të luhen në 19-20 tetor e me radhë;

26-27 tetor

23-24 nëntor 

7-8 dhjetor

15-16 dhjetor

21-22 dhjetor

Në fazën e tretë Vllaznia eleminoi Spartak Mijava dhe në play off ukrainaset e Vorskla Kharkiv-2.